Skënder Gjinushi komenton zërat brenda selisë rozë, sipas të cilave është zbehur tempi opozitar ndaj qeverisë. Për kreun socialdemokrat, i cili radhit forcën që drejton ndër ato parti që nuk kanë hequr nga krahu i fortë opozitar, gjithçka është pasojë e keqqeverisjes së vendit.
Qeveria ka dështuar dhe vendi ndodhet në krizë, thotë Gjinushi, arsye këto që e bëjnë të konstatojë se ka nevojë për një zë opozitar më agresiv.
Skënder Gjinushi: “Prandaj ka edhe zëra për opozitë të butë apo të fortë, sepse të gjithë sot bashkohen me vlerësimin çfarë ka bërë PSD-ja një vit më parë. Me qenë se ishte rasti i zgjedhjes së presidentit që zgjidhje për Shqipërinë ishte largimi i qeverisë së Berishës.”
Gjinushi nuk preferon të bëjë komente të veçanta për partitë në opozitë. Për mënyrën që kanë zgjedhur ato të kundërshtojnë keqqeverisjen.
Skënder Gjinushi: “Prandaj janë edhe parti të ndryshme sepse ka diferenca. Ka diferenca midis partive dhe aleate ka diferenca edhe brenda partive ndonjëherë, pra ka krah më të fortë krah më të moderuar. Por më duhet kuptuar që ka një moment ku opozita si të thuash modelimin e saj ose një qëndrim më të butë justifikonte me marrjen e ftesës në NATO. Shoh me kënaqësi që janë vërtetuar qëndrimet tona. Vjet në këtë kohë po të flisje kështu për qeverinë kishte që të quanin radikal, tani e kanë kuptuar të gjithë që miopia ka qenë vjet nga të tjerët dhe jo nga PSD.”
Si në çdo dalje publike të tij akuzat e Gjinushit ndaj qeverisë Berisha janë të ashpra. Nga një kërkesë nuk duket të ketë hequr dorë forca e tij politike, largimi i qeverisë./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi