Skënderbeu ka prezantuar afrimin e dytë në merkaton e Janarit. Korçarët njoftuan këtë të Shtunë, firmën me brazilianin Luquinhas.

Sulmuesi anësor vjen pas eksperiencës së fundit në Finlandë, ndërsa do të provojë aventurën e parë në Shqipëri.

Në njoftimin e Skënderbeut, thuhet se 27-vjeçari ka firmosur kontratën dhe ka nisur menjëherë stërvitjen me skuadrën.

“Luquinhas zyrtarisht bardhekuq! Sulmuesi brazilian ka arritur marrëveshjen me klubin dhe është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut. 27 vjeçari me një eksperiencë të pasur në Superligën finlandeze, ka hedhur firmën në kontratë dhe është bashkuar me grupin në seancën stërvitore”, shkruan klubi.

Luquinhas është afrimi i dytë te Skënderbeu, pas mesfushorit portugez, Paulo Estrela. /tvklan.al