Tjetër largim te Partizani në këtë merkato Janari. Sulmuesi Christian Mba e ka mbyllur me të kuqtë dhe do të vazhdojë karrierën në Ukrainë.
Klubi kryeqytetas njoftoi arritjen e marrëveshjes me Metalist 1925 Kharkiv, për transferimin e sulmuesit 25-vjeçar.
“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me klubin FC Metalist 1925 Kharkiv për transferimin e sulmuesit Christian Mba në kampionatin ukrainas të futbollit.
Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanellën e kuqe, me të cilën fitoj edhe titullin kampion të Shqipërisë.
Shumë suksese në aventurën tënde të re Christian Mba. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani”, thuhet në njoftimin e klubit.
Mba u transferua te Partizani dy vite me parë nga Trepça dhe në atë kohë shihej si pasuesi i Xhuliano Skukës, që kaloi te Metz në Francë.
Kujtojmë se më herët nga Partizani u larguan edhe Andi Hadroj, Tedi Cara e Arinaldo Rrapaj, të cilët gjithashtu do të vazhdojnë karrierën në Ukrainë./tvklan.al