Sllovenia po përpiqet të mbajë peng Kroacinë në procesin e anëtarësimi të saj në NATO, për shkak të mos zgjidhjes së konflikteve territoriale mes dy vendeve.

Ndonëse parlamenti i Ljublianës po përpiqet të zbusë gjakrat, dy partitë nacionaliste hapën sot një fushtë për organizimin e një referendumi popullor kundër anëtarësimit të Kroacisë në NATO.

Brenda datës 26 mars duhet të mblidhen 40 mijë firma që janë ekuivalente me 2% të elektoratit, të cilat janë të nevojshme për mbajtjen e një referendumi. Ai do të mbante pezull protokollin e ratifikuar të Kroacisë. Presidenti slloven Danilo Turk dhe kryeministri Borut Pahor i kanë bërë thirrje popullit të mos firmosë referendumin me motivin se është i dëmshëm dhe i panevojshëm.

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap De Hoop Scheffer nga Polonia i ka kërkuar Sllovenisë të mos e pengojë integrimin e Kroacisë në aleancë, duke sqaruar se ajo ka plotësuar të gjitha kushtet për të qenë pjesë aleancës.

Situata në arenën diplomatike po dëmton rëndë figurën e Sllovenisë. Ministrat e NATO-s të mbledhur në Poloni bën apel zgjidhjen e menjëhershme të konfliktit duke ofruar mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO në samitin e prillit që do të mbahet në Strasburg dhe Kel./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle