Emisioni “Stop” në Tv Klan kontaktoi stomatologun David Todri për problemin e zonjës Violeta Alushi që pagoi 3 mijë euro, por mbeti pa dhëmbë.
Stomatologu David Todri: Jam responsabël.
Gazetarja: Po, i përgjegjshëm.
Stomatologu David Todri: Po normal, se s’jam fëmijë, dhe në fund të korrikut, të premtoj, që do ta kesh me dhëmbë në gojë. Të lutem! Paraqituni në klinikë në fund të korrikut, më dt. 15-20, që t’i rregullojmë të gjitha!
Gazetarja: Në rregull. Gjithsesi ne do të vijmë më 15 korrik.
Stomatologu David Todri: O të vijë dhe më datë 10 ajo!
Gazetarja: Të vijë në datën 10 zonja? Dakord!
Stomatologu David Todri: Më datë 10 mbarojmë punë për çdo gjë!
David Todri i lë zonjës datë për t’i kthyer paratë.
Gazetarja: Si jeni? Odeta, gazetare nga emisioni “Stop”!
Dentistja: Po, futuni!
Gazetarja: Juve jeni mjeku?
Stomatologu David Todri: Dilni jashtë…!
Gazetarja: Tani të lutem, lamë një datë nga 10-15 korriku, që do të takoheshim.
Stomatologu David Todri: Nuk donte!
Duke qenë se qytetarja nuk kishte më besim te dentisti për vendosjen e impianteve, ra në dakordësi që klinika do t‘ia kthente paratë mbrapsht.
Dentistja: Ramë dakord për lekët!
Gazetarja: Po kthejani, po! Kthejani!
Dentistja: Do ta bëjmë pagesën!
Gazetarja: Kur do t’ia jepni lekët?
Stomatologu David Todri: E kemi lënë në datën…
Dentistja: Do t’i kthejmë lekët!
Gazetarja: Sa para? Për sa bëhet fjalë?
Stomatologu David Todri: 800 euro, dhe 500 euro për implantet.
Gazetarja: Bëjnë 1300 euro. Kur do t’ia kthejmë lekët?
Stomatologu David Todri: Deri në datën 30.
Në datën e caktuar, David Todri jo vetëm nuk kthen shumën e premtuar, por edhe ofendon me fjalë banale gazetaren.
Për rastin “Stop” i drejtohet sërish Urdhrit të Stomatologut shpjegohet se Todri ishte me heqje licence, për 1 vit, ndërsa tani do t’i hiqet edhe për tre vjet. Në këtë rast Todri nuk duhet të ishte fare në klinikë./tvklan.al