Elegante, e bukur dhe gjithmonë e kuruar, kështu jemi mësuar që ta shikojmë në çdo dalje të sajën këngëtaren e njohur Mihrije Braha.

“Shumë urime për mua”, kështu ka uruar ditëlindjen e saj me anë të një videoje të postuar në rrjetet sociale, më 15 Nëntor. Tingëllon e pabesueshme, por ja që në fakt është e vërtetë. Në programin e “Rudina” në Tv Klan këngëtarja zbuloi se festoi 57-vjetorin e ditëlindjes.

Rudina Magjistari: Ke pasur ditëlindjen në muajin Nëntor madje ke postuar dhe një video në rrjetet sociale.

Mihrije Braha: E shfrytëzova rastin me këtë video për t’ua uruar ditëlindjen të gjithë atyre njerëzve që e kishin ditëlindjen në datën 15. Meqë nuk ishin mbledhur të gjithë anëtarët e familjes, mora telefonin dhe bëra një video.

Rudina Magjistari: Çfarë i urove vetes tënde për ditëlindje?

Mihrije Braha: Shëndet edhe këtë harmoni që kemi dhe asgjë më shumë. Unë tani mbusha 57 vjeçe dhe nuk më bën më përshtypje asgjë.

Rudina Magjistari: Kur e thua moshën nuk e beson më asnjë njeri. 157 shkofsh. Sa do të doje të jetoje?

Mihrije Braha: Po mendoja, pse nuk e ka lënë Zoti që të ndalet dukja në këtë pikë e le të vazhdojnë vitet, ama pamja të mbetet e njëjtë se këtë punën e pleqërisë më duket sikur nuk po e do askush, kështu që s’di.

Rudina Magjistari: Ideja e plakjes të tremb?

Mihrije Braha: Jo nuk më tremb, por kjo humbja e forcës dhe e fuqisë. Kur kam parë nënën time, po jam trembur. Kur fillon organizmi të harxhohet ajo më ka trembur se e kam parë tek nëna. Jam mërzitur dyfish më shumë./tvklan.al