“Shihemi në Gjyq” zhvilloi seancën e dytë për Gjonin, i cili erdhi në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan më 6 Tetor përpara Hilës. Kësaj here, ai u gjend përballë Nocit, një tjetër prej personave që pretendon se i ka zaptuar pronën në Shkodër.

Noci thotë se ai nuk ka asnjë vërtetim për prejardhjen e pronës, ndërsa Gjoni pretendon se regjistrimi është bërë me vulë elektronike.

Duke qenë se e gjithë historia fillon prej vitit 1992, zbërthimi i saj nuk është aq i lehtë. Megjithatë, ndërmjetësja Eni Çobani pranon ’sfidën’ dhe premton t’i shkojë deri në fund pasi asnjëra prej palëve s’mund të qëndrojë në të njëjtin vend.

Eni Çobani: Kjo është një histori që deri në dhjetor po të bëjmë emisione nuk mjafton sepse kemi 32 vjet, ke emrat e 25 gjyqtarëve, 10  prokurorëve, 4 ministrave të Financave dhe është e pamundur, e papranueshme që akoma sot këta njerëz janë në këtë konflikt. Prandaj, unë ju bëj një premtim publik Nocit, Ragipit, Pashkut, Mirashit dhe të gjithë zotërinjve të tjerë, Gjonit dhe familjes suaj që unë meqenëse u bëra pjesë, me dashje apo pa dashje bëmë dy rubrika shumë të rëndësishme, unë do t’i shkoj deri në fund për të marrë vesh dhe o do të dilni ju ose do të dalin të falsifikuara dokumentet e Gjon Shkambit. Të dyja palët nuk mund të qëndroni në një vend!/tvklan.al