Lajme Arkiva 2004

Mazhoranca socialiste në komisionin parlamentar të medias ka hedhur poshtë propozimin e deputetëve opozitar për hartimin e një rezolute në mbrojtje të botuesit të gazetës “Koha jonë” Nikollë Lesi, si edhe të gjithë shtypit shqiptar. Në vend të kësaj rezolute socialistët kanë reklamuar projektligjin e ri për shtypin, në mënyrë që të zgjidhen konfliktet e qeverisë me shtypin.

Musa Ulqini: Ka ardhur koha që edhe ligjvënësit të japin shembull për të respektuar kushtetutën dhe për të respektuar pavarësinë e institucioneve që veprojnë në Shqipëri, pavarësinë e pushteteve. Sa kohë që kjo është një çështje në proces ligjor unë besoj se ligjvënësit janë të parët që duhet të japin shembullin duke mos u shprehur pa patur një vendim të formës së prerë të një gjykate.

Ndryshe nga Ulqini deputeti opozitar Vili Minarolli deklaroi se konflikti i qeverisë me median dhe botuesin Lesi nuk vjen nga mungesa e ligjeve, por nga moszbatimi i tyre.

Sipas Minarollit kjo është një përpjekje e dështuar për të detyruar median që të heqë dorë nga denoncimi i abuzimeve të  qeveritarëve.

Vili Minarolli: Gjykata duhet të nxjerrë këto konkluzione nëse veprimi i kryeministrit është i drejtë  apo  nuk është i drejtë dhe jo pastaj të merresh me gazetarë. Unë mendoj se nga ana e drejtësisë këtu është bërë një shkelje e rënd e procedurës dhe së drejtës. Ajo të nxirrte nëse gazetari ose gazeta ka shprehur një mendim të drejtë apo nuk ka shprehur një mendim të drejtë. Pastaj për sa i përket problemit të shpifjes apo fyerjes, është problem tjetër./tvklan.al