SPAK i komunikoi Eduart Duros, kryebashkiakut të Devollit, se ka përfunduar hetimet ndaj tij duke vendosur që ta akuzojë atë për shpërdorim të detyrës. Ai u pyet në kuadër të kësaj procedure për afro 3 orë nga hetuesit këtë të martë.

Duro dyshohet se ka shkelur ligjin duke licencuar një pikë karburanti edhe pse ishte ndërtim pa leje. Vetë kryebashkiaku i ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se ka zbatuar vetëm ligjin.

Tv Klan