SPAK ka marrë të pandehur kryetarin e bashkisë së Devollit, Eduard Duro. Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij akuzën “Shpërdorim detyre”. Bëhet fjalë për dhënien e licencës një pike karburanti në këtë bashki që dyshohet se është ndërtuar pa leje.
Ne një reagim zyrtar, kjo bashki ka kundërshtuar akuzën duke deklaruar se procedurat janë kryer konform ligjit.
Eduard Duro: Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie.
Pas marrjes së lajmit bashkia e Devollit ka shpërndarë për mediat dhe autorizimin e drejtorisë së tatim taksave për të cilin thotë se nuk ka asnjë shkelje.
Ky institucion thekson se vendimi për subjektin Genci Petrol është dhënë sipas ligjit. Denoncimi është bërë nga dy persona, të cilët theksojnë se procedura e ndjekur është e kundraligjshme.
Klan News