Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 1.6 vite burgim për ish-nënkryetarin e Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana.
Ai akuzohet nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera në dy raste të ndryshme.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se për shkak të gjykimit të shkurtuar, Gjana përfiton ulje të dënimit në 1 vit. Në përfundim, SPAK kërkoi konvertim të dënimit me 2 vite shërbim prove.
Sipas SPAK, Granit Gjana dyshohet se ka penguar një kompani që të merrte pjesë në 2 tendera për “blerje karburanti” në vlerën 21 milionë Lekë. Sipas akuzës, Gjana nuk ka pajisur në kohën e duhur me autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe kishte dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit.
/tvklan.al