Thirrja e kryetarit të partisë socialiste Fatos Nano, për zbatimin e marëveshjes, ka përforcuar kërkesat e demokratëve ndaj qeverisë socialiste, për të vazhduar reformën e institucioneve. Me një deklaratë zyrtare sekretari demokrat për mardhëniet me publikun, Spartak Ngjela, edhe pse ka insistuar në kritikat për qeverinë e kryeminsitrit Fatos Nano, ka zbutur disi fjalorin e këtyre ditëve për prishje të marëveshjes. Që ajo të jetë funksionale është shprehur zoti Ngjela, maxhoranca duhet të zhbllokojë reformat në disa institucione.
Spartak Ngjela: “ Të gjitha reformat në të cilat është ndërmarrë kjo marëveshje janë të ngrira. Nuk ka asnjë përmirësim në infrastrukturë në komisionin qëndrorë të zgjedhjeve dhe në ligjin elektoral, ndërësa komosioni bipartizan është kthyer në një komision llafesh sepse partia socialiste prej muajsh nuk paraqet vullnet për përmirësimin e këtij sistemi. Eksperimenti i zonës 52 trregojë se ne jemi ende në fillim të kësaj çështje. Përsa i përket premtimeve që thotë zoti Nano, ato janë kontradite. Me maxhorancën që ka të fillojë reformën, e para në Gjykaten Kushtetuese, komisionin qëndrorë të zgjedhjeve, balancimin e tijë dhe kështu me rradhë”. /tvklan.al