Nata e ndërrimit të viteve mblodhi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë qindra qytetarë të cilët ndoqën dhe koncertin festiv.

Nëpërmjet Klan News qytetarët përcollën urimet e tyre për Vitin e Ri.

Në natën e ndërrimit të viteve nuk mungoi në shesh edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili uroi shqiptarët për sa më shumë mbarësi dhe lumturi gjatë 2025.

“Unë e di që është shumë e vështirë ta pranojmë suksesin. Ndonjëherë suksesi ka xhelozi, ndonjëherë suksesi ka stërkëmbësha, por Tiranën tonë nuk e ndalon askush dhe progresin e Tiranës sonë nuk e ndalon askush. Ju dua shumë të gjithëve, gëzuar Vitin e Ri. Shpresoj shumë të jetë një vit që ne të duam njëri-tjetrin më shumë dhe e përflasin më pak. Bashkëpunojmë me njëri-tjetrin më shumë dhe vëmë stërkëmbësha më pak”, u shpreh Veliaj.

Klan News u uron të gjithë shqiptërëve gëzuar Vitin e Ri 2025!