Nata e katërt e spektaklit “ Akademia e Yjeve” nuk kishte vetëm garë dhe sfda në këngë dhe balet, por edhe rrëfime të nxënësve për jetën e tyre private. Historia e Anxhit nga Durrësi apoe Uendit që më ditën e 15 vjetorit të saj të lindjes i kërkoi të falur nënës nga skena e Akademisë prekën të gjithë spektatorët në sallë.

Uendi Bulku: “E dashur mami, kam gabuar shpesh herë këto muaj, e pranoj se ka kohë që nuk kam qenë ajo që t’i do doje nga unë, ka ndodhur shpesh këtë javë që unë të mos shkoj në shkollë rregullisht siç më ke porositur ti. Jam shoqëruar me njerëz që ti nuk do dpje të ishin ën rrethon tim shoqëror.”

Zana Çela: “E shikoj që është e pamundur, po ta çoj unë fjalën deri në fund. Jam penduar shumë mami për të gjitha, të lutem më fal.”

Kulmin mbrëmja e arriti me muzikalin Grist në të cilin interpretuan të gjithë konkurrentët, e siç formula e garës e kërkon në fund të mbrëmjes u largua Sabina, ndërsa të mërkurën  e ardhshme janë 17 konkurrentë që do të garojnë mes tyre./tvklan.al