Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali gjatë qëndrimit në Letoni, ku mori pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, është takuar me Presidenten e Bundestagut Gjerman dhe me Kryetarin e Parlamentit të Polonisë.
Spiropali është shprehur në takim se Shqipëria ka bashkëpunim të suksesshëm me Gjermaninë në kuadrin e Procesit të Berlinit, si një mbështetëse e fuqishme e integrimit ekonomik të rajonit.
Kryeparlamentarja Spiropali theksoi gjithashtu dhe rolin e Polonisë për integrimin e Shqipërisë dhe Rajonit në Ballkanin Perëndimor. Ajo tha se Shqipëria, Gjermani dhe Polonia janë mbështetëse të fuqishme për Ukrainën si dhe mbrojtëse të lirisë dhe paqes.
Klan News