Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është takuar me Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle gjatë vizitës së saj zyrtare.
Në këtë takim Spiropali dhe Hoyle diskutuan mbi bashkëpunimin mes dy vendeve. Kryeparlamentarja ka theksuar se bashkëpunimi me parlamentin britanik ka një rëndësi të veçantë për thellimin e reformave, mbështetjen e zhvillimit ekonomik, turizmin dhe nismat e tjera dypalëshe.
Po ashtu ajo e cilëson të suksesshëm nismën e dy shteteve për luftën kundër emigrimit ilegal që përfshin edhe projektet e programet mbështetëse për investime dhe punësimin e rinisë në disa zona të Veriut.
Klan News