Stërnipi i Benito Mussolini, Romano realizoi golin e parë si profesionist, që vendosi edhe fitoren 1 – 0 të Juve Stabia ndaj Cesena, ndeshje kjo e vlefshme për Serie B.

Mbrojtësi 21-vjeçar emocionoi tifozët e pranishëm, të cilët zgjodhën që në shenjë falenderimit ta përshëndesin me dorën lart, si përshëndetja fashiste dhe duke thirrur në kor emrin Musolini.

Një gjest që solli polemika për shkak të së kaluarës që ka mbiemri Mussolini. Romano është djali i Alessandra, ish-deputetes dhe mbesës së Duçes. Ai ka zgjedhur të mbajë si mbiemrin e babait Floriani dhe të mamasë, Mussolini.

Romano Floriani Mussolini, i cili është i huazuar nga Lazio te Juve Stabia është përpjekur gjithmonë të qëndrojë larg polemikave për shkak të mbiemrit të tij.

Tv Klan