Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Gazetarja:- Ndërkohë që shqiptarët dhe serbët janë përfshirë në një konflikt me acarime të tepërta këto ditë, juvë vini në Shqipëri. Pse me kaq nxitim në Shqipëri?

Stipe Mesiç:- “Ardhja ime për këtë arsye është këtu. Se Millosheviçi e ka filluar luftën në Kosovë, e filloi luftën në Jugosllavi dhe atje ku e filloi me siguri edhe do ta mbaroj luftën në Kosovë. Dua të them se të gjithë këto shtetet e jashtme janë vonuar 10 vjet për një sulm të tij, të cilin duhej ta bënin para 10 vjetësh. Millosheviçit nuk duhet me i dhënë tani pushim, përshkak se politika e tij duhet të marrë fund. Unë jam këtu sipas ftesës që më ka bërë Partia Republikane në Shqipëri. Dëshira ime është që politika e Millosheviçit të marri fund”.

Gazetarja:- Cilat janë opsionet që ju paraqisni për të dalë nga kjo krizë e thellë që ka përfshirë Kosovën dhe Jugosllavinë?

Stipe Mesiç:- “Kjo do të thotë që serbët dhe Millosheviçi duhet të bëjnë atë që shqiptarët kanë nënshkruar edhe ai që duhet të nënshkruaj për të dalë nga kjo krizë. Ne e pranojmë sulmin e Natos në Jugosllavi, por për mendimin tim duhet të jenë më të ashpra se sa janë”.

Gazetarja:- Zoti Mediu çfarë keni menduar të koordinoni sëbashku me zotin Mesiç këtu në Shqipëri?

Fatmir Mediu, kryetar i PR:- “Në bashkëpunim me disa bashkëkombas tanë që jetojnë në Kroaci siç është zoti Sulejmani, ne menduam se do të ishte optimale dhe positive vizita e zoti Mesiç duke patur parasysh personalitetin e tij në jetën politike të Kroacisë dhe si ish-president i Jugosllavisë, para se të ndahej Jugosllavia në momentet e fundit dhe kryetar i parlamentit të Kroacisë. Ne menduam se vetë konfliktit që ka kaluar Kroacia, sidomos qëndrimi i zotit Mesiç në rastin e konfliktit të Bosnjes kur u ndan me presidentin aktual të Kroacisë pikërisht për pikëpamjen e ndarjes së Bosnjes, mendojmë që është një eksperiencë e mjaftueshme politike dhe e nevojshme me forcat politike shqiptare dhe me forcat e UÇK-së./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego