Mimoza Bidaj, prej 39 vitesh ka punuar në kopshtin e Rrogozhinës dhe prej 5 vitesh ishte drejtoreshë e këtij kopshti pasi konkurroi.

Në vitin 2023 drejtori i Arsimit dhe Sportit në bashkinë Rrogozhinë, Fatmir Meçe, i kërkoi të dhënat e mësueseve Mimoza Bidajt, sepse i kërkontë kryetari për votat. Pasi nuk i dha të dhënat, Bidaj u shkarkua nga detyra me arsyetimin se emërimi nuk ishte bërë sipas ligjit.

Ajo nuk qëndroi si edukatore në atë kopësht, por u zhvendos në kopshtin e Luzit të Madh. Mimoza ka ardhur në emisionin “Stop” në Tv Klan, sepse kërkon të qëndrojë edukatore në kopshtin e Rrogozhinës, pasi i takon. 


Mimoza Bidaj: Kam 39 vite në kopshtin Rrogozhinë, prej 5 vitesh drejtuese kopshti. Me 14 shtator 2023 më thërret Kryetari i Bashkisë, Edison Memolla, më shkarkon si drejtoresh dhe më cakton si edukatore në Luz të Madh.

Gazetarja: Me çfarë motivacioni u larguat nga puna?

Mimoza Bidaj: Atëherë, motivacioni është sepse unë jam emëruar gabimisht, jo në bazë të ligjit.

Gazetarja: Sipas bashkisë?

Mimoza Bidaj: Sipas Edison Memolla, ndërkohë, me ligjin jam emëruar kur ka qenë kryetari i bordit, ka qenë zyra arsimore, ka qenë vetë i ndjeri Haxhi Memolla, ish-Kryetari i Bashkisë dhe kam fituar konkursin.

Gazetarja: Po tani sipas kryetarit të Bashkisë aktual, si duhet të ishte emërimi juaj? Pra, çfarë nuk plotësoni ju nga emërimi ligjor?

Mimoza Bidaj: Kjo është bërë për arsye politike, pasi drejtori Fatmir Meçe, më ka ardhur brenda në kopsht, më ka kërkuar emrat e edukatoreve, numrat e telefonit, sepse i kërkon selia.

Gazetarja: Dhe kjo bëhet fjalë, ka ndodhur për zgjedhjet, pra për fushatën në prill-maj të 2023-shit, apo jo?

Mimoza Bidaj: Po, është e vërtetë.

Gazetarja: Ju u emëruat në kopshtin në Luz të Madh. Keni kërkuar ndonjëherë të qëndroni edukatore në kopshtin ku keni qenë drejtoreshë?

Mimoza Bidaj: I shkova kryetarit në zyrë dhe i thashë. Ai më tha që “s’e kam bërë unë, e ka bërë drejtori”. Shkova tek drejtori, drejtori s’më priti. Drejtori Fatmir Meçe. Kështu që unë nuk di ku të përplasem.

Gazetarja: Ju nga emisioni “Stop” çfarë kërkoni?

Mimoza Bidaj: Unë kërkoj të rikthehem në vendin e punës. Asgjë më tepër.

Gazetarja: Si edukatore?

Mimoza Bidaj: Si edukatore normale, patjetër.


Nëpërmjet një regjjistrimi të zhvilluar gjatë muajit prill 2023, para zgjedhjeve të 14 majit , Fatmir Meçe kërkon të dhënat e edukatoreve për kryetarin pasi ia kërkon selia, për të ditur se në cilin kahë politik anojnë.

Fatmir Meçe: Pëpunoji tha, aty tek kopshti.

Drejtoresha: Po tek kopshti ato me Edisonin janë, siç kanë qenë gjithmonë. Unë s’do bëj propagandë kundër Edisonit.

Fatmir Meçe: Jo, jo. Nuk është propagandë. Ta dimë tha, saktë. Ata kërkojnë listat.

Drejtoresha: Me lista… nuk t’i jap dot emrat e edukatoreve. Nuk mbaj se më doli njëherë emri që ma shkruajtën atje

Fatmir Meçe: Jo, jo që mos të të dali emri.

Drejtoresha: Atë s’e marr përsipër unë.

Fatmir Mece: Kë kemi që mund të mos jetë me neve, nga këto?

Drejtoresha: Tani, këto thonë të gjitha po. Ku di unë tani.

Fatmir Meçe: Po ja, kjo që takova unë është e djathtë.

Drejtoresha: Këto kanë qenë përherë. Edhe sjellja e tij shumë arrogante me edukatoret.

Fatmir Meçe: E kujt?

Drejtoresha: E Edisonit (Kryetarit të Bashkisë).

Fatmir Meçe: E lëmë pra atë muhabet. Edhe unë ndihem keq, a kupton? Edhe mënyrën si ma thotë unë ndihem keq.

Drejtoresha: Të imponon, pra. Është imponim që ai bën.

Fatmir Meçe: Unë kam dalë nëpër kopshtet që isha dje. I thua tjetrit, po i thua me njëfarë…Tani s’jemi kalamaj dreqi ta hajë. Kalamajtë e dinë sikur janë në një fushë futbolli. Po ma kërkon mua, pra. Se ndihem unë keq.

Drejtoresha: Ti po ma kërkon mua..Si të them unë. Të jap emrat e edukatoreve? Të dali emri i edukatoreve andej?

Fatmir Meçe: Jo të dali emri i edukatoreve. Ata do përdorin këtë pastaj do t’i marrin në telefon. Di gjë unë si i përdor selia. I merr në telefon: “Për kë do votosh?”. Prandaj duan, emër, mbiemër, numër telefoni, jo kartë.

Drejtoresha: Numër telefoni nuk jap unë të edukatoreve.

Pasi nuk u gjet mbështetje nga drejtoreshë Mimoza, kjo e fundit u shkarkua nga pozicioni i drejtoreshës dhe u vendos edukatore në kopshtin e Luzit të Madh. /tvklan.al