Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
“Policia ndalon Saimirin për përdorim telefoni… që ishte i harruar në Shtëpi!”
Policia ndaloi Saimir Kodrën, duke e akuzuar për përdorim telefoni gjatë drejtimit të makinës. Kur e pyetën për telefonin, Saimiri duke qeshur i pyet: “Po cilin telefon more? Me jep pak telefonin tend ta gjej ku e kam lënë! Sapo bëri thirrjen nga telefoni celular i policit, kuptoi qe celularin se kishte fare me vete por e kishte harruar ne shtepi. Me këtë përgjigje, ai i la policët të hutuar, të cilët ndoshta filluan të dyshojnë nëse dhe ata vetë i kishin harruar telefonat në xhep.
“Do e kesh nga dhëmballa”, mjeku i bën eko veshkë, i jep mjekim gabim
Jemi në Cakran, për një denoncim, sipas të cilit, mjeku i përgjithshëm i familjes, Ylli Mucelli, punonjës i qëndrës shëndetësore Cakran, në orarin e punës, kryen vizita të ndryshme, eko, për organe të brendshme, në një ambient të përshtatur si klinikë, përbri qendrës shëndetësore.Qytetarja ankohet për dhimbje veshkash dhe mjeku Mucelli, le qendrën shëndetsore dhe vjen i bën ekon, duke i dhënë edhe recetë, pasi thotë, se ka infeksion veshke. Mjeku nuk është fare i specializuar për këtë dhe në një vizitë në Tiranë, qytetarja rezulton pa asnjë problem me veshkat.Drejtori i qendrës shëndetsore Cakran, Tonin Xhelaj, refuzon të japë shpjegime, duke këmbëngulur, që mjekun e ka në punë, e duke kaluar në sulm.Nga ana tjetër Vasil Bregu, drejtor i Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetsor Fier, tha, se do të merren masa. E në fakt për mjekun Mucelli nisi procedimi penal, ndërsa për të dhe drejtorin Xhelaj u mor masa e paralajmërimit për shkarkim nga detyra.
Ndryshon shpejtësia në kod rrugor, por jo tabelat, nuk kemi autostrada
Në mars 2023 janë bërë ndryshime në kodin rrugor për shpejtësinë në autostrada, që shkon nga 110 në 130 km/h. Sipas ekspertëve 3 janë autostradat, që i kap ky ndryshim: Tiranë-Elbasan, Rruga e Kombit dhe Fier-Vlorë. Në një monitorim me kamera shohim, që në tabelat rrugore, nuk janë reflektuar ndryshimet.Eksperti rrugor Gëzim Hoxha shprehet, se ligji dhe sinjalistika nuk janë në perputhje. Për këtë problem iu drejtuam Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili në përgjigjen zyrtare thotë, se në vendin tone nuk ka asnjë rrugë për momentin, që të plotësojë kriterin e autostradës, ndaj dhe nuk janë ndryshuar tabelat.
/tvklan.al