Lajme Arkiva 2004

Studentë të Fakultetit të Drejtësisë kanë vendosur që të kontribuojnë me para sipas mundësive për familjet e viktimave që humbën jetën. Ideja për këtë doli nga takimi i qeverisë studentore të këtij fakulteti.

 “Morëm një vendim që  të hapim një kuti në hyrjen e fakultetit ku të derdhin kontributet të gjithë studentët dhe stafi akademik i fakultetit juridik. Kjo kuti është vënë menjëherë pas mbledhjes je në orën 12 dhe do funksionojë deri në orën 13  të ditës së premte ku mbyllet edhe llogaria bankare te banka e kursimeve”.

Edhe bashkëmoshatarët e tyre të Universitetit të New York-ut në Tiranë kanë vendosur në një nga ambientet e shkollës një kuti me mbishkrimin jepni kontributin tuaj sado i vogël të jetë ai.

Student: Ka studentë, jo ka studentë, por një pjesë mjaft e madhe e studentëve janë të solidarizuar me këtë gjë. Sigurisht këtu akoma shumë studentë studiojnë duke ditur që është universitet privat dhe familjet e tyre janë në gjendje goxha të  mirë, atëherë është edhe mjaft e logjikshme që të japin një kontribut sadopak human.

Këto ndihma humanitare në para kanë filluar të mblidhen që  nga dita e djeshme dhe deri në datën e mbylljes së llogarisë bankare të hapur në bankën e kursimeve për familjet e viktimave./tvklan.al