Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Tregjet dhe ofertat shqiptare vetorganizohen në liri absolute. Shteti nuk ka asnjë lloj pushteti në konturimin e saj që i shitet konsumatorit. Licencimi i dyqaneve, lokaleve, sipërmarrjeve, apo prodhimit vendas, kryhet mbi baza krejtësisht spontane. Pronarja e një bari në rrugën “Myslym Shyri”, me intuitë 7 vjet më parë vendosi të investojë paratë e saj në këtë sipërmarrje.
Gazetarja:- Pse vendosët të hapnit pikërisht lokal dhe jo një sipërmarrje tjetër?
Pronarja e lokalit:- “Po mendova që në këtë rrugë s’kishte lokale dhe mendova do hap një lokal dhe do ketë punë. Shteti duhet të shohë disa vende që nuk duhen zënë për lokale, ose për dyqane nuk duhet t’i lejojnë, që dhe ne ta vazhdojmë punën ashtu si duhet dhe jo të mërzitemi, se është lekë i madh që është hedhur dhe nuk është pak”.
Adrian Civici, studiues i tregjeve thotë, se investimet janë të rrezikuara, nëse nuk planifikohen dhe organizohen në tërësi nga shteti.
Adrian Civici:- “Përveç lejes që duhet marrë për të hapur një biznes, përveç respektimit të gjithë kushteve që lidhen me financat, me tatimet, me mjedisin etj, duhet që t’i paraprihet dhe me një studim shumë të thelluar përsa i përket kërkesave të tregut dhe stabilitetit të politikave afatgjata të zhvillimit të vendit, në rast të kundërt pikëpyetjet për ato investime janë shumë të mëdha”.
Promocioni i produkteve agroushqimore shqiptare psh. ëhstë 20 herë më i ulët, se i produkteve të njëjta në Ballkan, thotë Civici. Mungesa e promovimit dhe organizimit të ofertës shqiptare është rreziku më i madh përballë hapjes së tregjeve dhe marrëveshjeve të tregtisë së lirë.
Adrian Civici:- “Dhe ajo që na rezulton ne është mungesa e organizimit të prodhuesve dhe ofertës shqiptare”.
Konsumatori sipas ekspertëve, pëson në kurriz të gjithë peshën e dështimeve me organizimin spontan të tregut, me çmimet më të larta dhe investimet e paqëndrueshme./tvklan.al