Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Biznesi i vogël dhe i mesëm kërkon nga qeveria përmirësim të sistemit të taksave, ligje më të mira dhe licencim më të shpejt. Aktualisht politikat qeveritare për biznesin e vogël dhe të mesëm do të kryen sipas standardeve europiane, duke qenë se Shqipëria është pjesë e kartës europiane për SME-të.

Lutz Salzman: “Miratimi i kartës europiane për biznesin e vogël dhe të mesëm është një hap i mirë për Shqipërinë. Kjo kartë do t’ju lejojë juve të mësoni nga projektet më të mira europiane, në vend që të rikrijoni mekanizma të rinj”.

Anastas Angjeli: “Kjo kartë ka objektiva shumë të rëndësishme në përmirësimin e kuadrit rregullator të përmirësimit, të funksionimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimit të sistemit të taksave dhe të sistemit financiar, uljes së kostos dhe lehtësimit të procedurave administrative për fillimin e një biznesi në vendin tonë, përmirësimit të sistemit elektronik të bizneseve, rritjen e përfaqësimit të interesave të biznesit, të gjitha këto përbëjnë edhe boshtin e objektivave të qeverisë shqiptare”.

Objektivat për përmirësimin e klimës për biznesin e vogël dhe të mesëm që zë 90% të ndërmarrjeve në vend, janë ndërkombëtarizimi i tyre, heqja e barrierave administrative, ndërtimi i një fondi garancie prej 30 milion eurosh, skema e mikrokredive dhe përmirësimi i përfaqësive në këshillat e biznesit./tvkaln.al