Këto janë pasojat e stuhive të forta të erës që përfshinë
thuajse të gjithë vendin mbrëmjen e së martës. Më të prekura kanë qenë zonatveri dhe veriperëndim të vendit.Në Shkodër era e fortë rrëzoi disa pemë, duke dëmtuar
disa makina të parkuara në rrugë.Edhe për Lezhën situata nuk ishte e lehtë. Në Shëngjin
stuhia arriti të hedhë në tokë tarracën e një pallati, por pa dëme në njerëz.Kjo situatë krijoi panik tek pushuesit. Era e fortë dhe
rrufetë shkaktuan probleme edhe me energjinë elektrike duke dëmtuar disashtylla të tensionit të mesëm, ndërsa në disa zona ka patur edhe përmbytje tësegmenteve rurale.Për sinoptikanët, këto stuhi njihen si fenomene normale
përgjatë stinëve me temperatura të larta. Moti me shi do të vijojë edhepërgjatë pasdites të së mërkurës, ndërsa ulja e temperaturave do të zgjasë derinë mesjavën tjetër.Dhjetë ditët e fundit të Korrikut do të rikthejnë temperaturat e larta dhe motin me diell.
Tv Klan