Luis Suarez, ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Uruguait. Sulmuesi ka bërë të ditur vendimin këtë të martë, ku nuk i mbajti dot lotët.

Futbollisti 37-vjeçar, i cili është i grumbulluar me kombëtaren për ndeshjet e këtij muaji, deklaroi se sfida e së premtes, ndaj Paraguait do të jetë e fundit për të te Uruguai.

“E premtja do të jetë ndeshja ime e fundit me kombëtaren. E kam menduar prej kohësh dhe kam analizuar gjithçka. Mendoj se është koha e duhur. Unë largohen në paqe me veten, sepse dhashë gjithçka me kombëtaren. Nuk jam penduar për asgjë. Të tërhiqem me dëshirën time dhe jo për shkak të lëndimeve apo lënies jashtë, është diçka që më jep rehati.”, deklaroi Suarez.

Ajo ndaj Paraguait do të jetë ndeshja e 143-të për Suarezin me fanellën e Uruguait, aty ku bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me 69 gola. /tvklan.al