I ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë aktori i njohur Genc Fuga. Ai ndodhej në formën e tij më të mirë, ndonëse pësoi një goditje në tru dhe rikuperimi nuk ishte i lehtë.
Bashkëshortja e fëmijët e tij i bënë Genc Fugës një surprizë në studio, duke i dërguar një buqetë me lule dhe një letër ku shkruheshin fjalë dashurie për aktorin. Ky i fundit nuk mund t’i mbante dot lotët e gëzimit, ndaj i thotë moderatores së programit që ta lexojë letrën.
Genc Fuga: Më fal, por unë nuk mund ta lexoj dot këtë. Është shumë e bukur.
Rudina Magjistari: A mund ta lexoj unë?
Genc Fuga: Po të lutem.
Rudina Magjistari: Okej po e lexoj unë. Genc Fugës nga bashkëshortja dhe tre vajzat e tij: “Të kesh një baba si ty është fat! Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë shembulli, krenaria, e mbi të gjitha, shoku ynë. Të duam shumë!” Genc, sa me fat që je!
Genc Fuga: Më fal! Më fal se u preka.
Rudina Magjistari: Sa me fat që je, me Enin, një bashkëshorte, një zonjë e vërtetë, edhe me 3 vajza të mrekullueshme që ti ke. U emocionove!
Genc Fuga: Më fal!
Rudina Magjistari: Në këto momente askush nuk reziston dot, të gjithë i lëshojnë disa pika lot.
Genc Fuga: Është e vërtetë!
Rudina Magjistari: Mua më vjen mirë se këto janë lot gëzimi, lot mallëngjimi, lot emocionesh të bukura. /tvklan.al