Marrëveshja e Stabilizim Asocimit mes Bashkimit Europian dhe Serbisë nuk e përfshin Kosovën dhe as nuk paragjykon statusin e saj. Shpjegime për këtë ka dhënë vetë presidenti serb Boris Tadiç, duke thënë në Luksemburg se qëndrimi i rivalit të tij nacionalist Vojislav Koshtunica është i pavënë përderisa ka qenë ky i fundit që ka projektuar një gjë të tillë.

Boris Tadiç: “Është krejt e qartë se MSA-ja u projektua nga një marrëveshje e përbashkët në mes Komisionit Europian dhe republikës së Serbisë dhe qeverisë udhëhequr nga zotërinjtë Gjinxhiç dhe Koshtunica, mbi bazën se do të ketë negociata të ndara për MSA-në dhe bisedime të ndara për statusin e ardhshëm të Kosovës. Të gjithë patëm rënë dakord për këtë përfshirë dhe ata që kritikojnë firmosjen e kësaj marrëveshje sot”.

Presidenti serb Boris Tadiç, ka vazhduar të shpjegoj, se Kosova nuk mund të përfshihet në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, pasi për kapituj të veçantë si shëndetësia apo ekonomia, asnjë institucion serb nuk drejton fusha të tilla në Kosovë. Nga ana e KE dhe Olli Rehn, theksoi se Kosova mbetet jashtë kësaj marrëveshjeje.

Olli Rehn: “Unë e kam të vështirë të kuptoj pengimin e firmosje së MSA-së për shkak të çështjeve që lidhen me integritetin territorial, pasi qeveria serbe e kryeministrit Koshtunica pranoi mandatimin e firmosjen së kësaj marrëveshje duke e ditur se në artikullin e 135 thuhet tepër qartë, se kjo marrëveshje nuk e përfshin Kosovën e cila menaxhohet nën rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kjo marrëveshje nuk e paragjykon statusin e ardhshëm të Kosovës”.

Vlen të theksohet se BE dhe veçanërisht komisioni, ka në Kosovë mekanizmat dhe instrumentat të veçanta për marrëdhënie dypalëshe mes shtetit të ri, pavarësisht se ai nuk është njohur akoma nga të gjitha vendet anëtare të BE, njëri prej tyre është dhe misioni EULEX që pritet të zëvendësojë UNMIK-un./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka