Rreth 1780 kg kanabis sativa, u asgjësuan në mesditë nga policia në prezencë të ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se ka një plan strategjik të hartuar me partnerët ndërkombëtarë për luftën kundër drogës dhe se policia e shtetit ka në kontroll gjithë territorin e vendit.
Zv/ambasadori i BE-së, Clive Rumbold, u shpreh se lufta ndaj narkotrafikut është një sfidë për Shqipërinë dhe faktor kyç për integrimin e saj në BE. Sa i takon çështjes së avionit në Divjakë ai tha se nuk duhet politizuar, por duhet të ketë një hetim të gjerë.
“Çdo ditë ne kemi ndjekur aksionin e policisë ndaj jemi dhe këtu për ta ndjekur atë drejtëpërdrejtë. Rasti i Divjakës nuk duhet politizuar, duhet një hetim më i gjerë”- u shpreh Zv/ambasadori i BE-së, Clive Rumbold.
Asgjësimi i lëndës narkotike të sekuestruar gjatë orperacioneve të fundit u krye në rrugën nacionale Tiranë– Elbasan pranë Bërzhitës.
TV KLAN