Lajme Arkiva 2004

Shoferë të autobusëve të taksive të rregullta janë kundër demonstrimeve të fugonave në Tiranë. Në një takim me drejtorin e policisë së qarkullimit, sindikata e transportit pjesë e konfederatës ka kërkuar që policët e qarkullimit të  mos tolerojnë këto mjete pa parametrat e duhur dhe pa licencë, pasi kjo shkakton konkurrencë të padrejtë.

“Në shumë struktura, të paktën poshtë ndëgjon fjalën që do t’hanë bukë edhe ata të tjerët. Ne se kuptojmë  tashi a jemi ne sindikata për mbrojtjen sociale ekonomike të punëtorëve, apo  është policia rrugore një organizate social ekonomike e mbrojtjes së punëtorëve”.

Nga ana e tij drejtori  i qarkullimit në policinë e shtetit Muharrem Bardhucaj ka siguruar sindikalistët se do të tregohet i kujdesshëm ndaj kërkesave të tyre gjithashtu ka kërkuar të denoncojë në emër policët e qarkullimit që korruptohen në pikat e kontrollit./tvklan.al