Plagosen me armë zjarri dy kryeqytetas në kryqëzimin tek “21 Dhjetori” sot në mesditë pas një grindje të gjatë nga dy persona. Sapo kanë qëlluar dy autorët e atentatit kanë hedhur pistoletën në tokë dhe janë larguar. Dy viktimat janë dërguar në Spitalin Ushtarak ku pas mjekimit urgjent janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policëve të Komisariatit numër 2 palët që u përleshën sot kishin patur një konflikt prej disa muajsh mbi pronësinë e disa magazinave. Konflikti mes tyre është përsëritur dhe mbrëmë duke i hapur shtegun zgjidhjes përfundimtare të problemit mes tyre me plumba që për fat nuk u kanë marrë jetën viktimave. Dy autorët që janë identifikuar nga Policia janë në kërkim./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj