Një konflikt i çastit për motive të dobëta ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Policia njofton se është plagosur në këmbë 36-vjeçari me iniciale E.D., banues në Shijak, i cili paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, 30-vjeçarit me iniciale A. H., banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al