Në ditën e alfabetit Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dha mesazhe për të rinjtë për mbrojtjen e kulturës së Gjuhës Shqipe.

Teksa takoi fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, nxënës të shkollës “Rilindja” në qytetin e Kavajës, kreu i shtetit shpreh nderim të dijetarëve shqiptarë që vendosën njësimin e alfabetit shqip 116-vjet më parë në Kongresin e Manastirit.

Për Begajn, është e rëndësishme dhe puna për pasurimin e Gjuhës Shqipe.

Presidenti i Republikës i dhuroi secilit nxënës një Fjalor të Gjuhës Shqipe si simbolikë të përkushtimit që ata kanë treguar ndaj Gjuhës shqipe duke dalë fitues të konkursit ndër 900 shkolla në vend.

Klan News