Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Teatri i Kukullave në Tiranë, çdo fundjavë ofron për vogëlushët shfaqje teatrore me gjithë kushtet e mjerueshme të tij. Ky teatër, sipas drejtorit të tij Romeo Çani, ka nevojë për një rikonstruksion të plotë. Për momentin po rikonstruktohet vetëm skena, pasi ajo është pika më problematike e kësaj salle.

Podiumet e skenës janë gati 30 vjeçare dhe të amortizuara. Për rregullimin e kësaj salle nuk është marrë asnjë fond nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, prej të cilës varet ky teatër. Gjithçka po realizohet me buxhetin e vogël të këtij teatri dhe dëshirën e mirë të punonjësve të tij, të cilët shpesh herë kanë punuar edhe vetë. Por me gjithë problemet, ky teatër hapët çdo fundjavë për shikuesit e vegjël.

Sipas drejtuesve, pjesët e reja teatrore janë të pakta, pasi edhe ato kërkojnë fonde, por premtojnë se në mes të muajit Prill, do të vihet në skenë një premierë e re e quajtur “Pasta mbi ujë”, e cila do të ketë si regjisore Klaudia Mikelin./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora