Lajme Arkiva – TV Klan 2003

“Pulbardha”, një komedi lirike nga Çehov, do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar, me regji nga Kiço Londo dhe skenografi nga Kristo Çala. Kjo shfaqje është prezantuar për herë të parë për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar gjatë sezonit të kaluar, ku projekti i regjisorit Londo ishte miratuar atëherë nga këshilli artistik.

Londo ka siguruar, se kjo rivënie në skenë nuk ka të bëjë me faktin që ai gjendet në krye të Teatrit Kombëtar, por me faktin që “Pulbardha” është një vepër e një autori të madh klasik, siç është Çehovi dhe se trupa që interpreton në këtë pjesë është e përbërë nga emrat më të njohur të teatrit tonë, si Yllka Mujo, Ndriçim Xhepa, Robert Ndrenika, Luiza Xhuvani, Bujar Lako, Agim Qirjaqi, Fatos Sela, Rajmonda Bulku, Valbona Imami dhe Neritan Liçaj.

Kiço Londo:- “Kjo është vënë në skenë për herë të parë nga babai i teatrit modern Kostandin Stanislavski dhe është parë në sallë nga vetë Çehov. Vetë shfaqja e parë e vendosur nga babai i teatrit modern, ka pësuar një dështim të plotë. Është ky regjisor që tre vjet më vonë i është kthyer kësaj shfaqje në një sukses të plotë. Më pas është vënë në skenë nga të gjithë korifejtë e regjisë”./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora