Teksa vendet fqinje si Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia janë tashmë destinacione të konsoliduara për pushimet e verës , Shqipëria mbetet një perlë e fshehur, gati për t’u zbuluar thotë e përditshmja italiane “Tempo Italia”.
Me një vijë bregdetare prej 363 kilometrash, me pamje nga deti Adriatik dhe Jon, Shqipëria ofron peisazhe mahnitëse dhe plazhe të pacenuara.
Bregdeti shqiptar karakterizohet nga plazhe me rërë, gjire të izoluar dhe një det i pastër kristal që të kujton Karaibet. Në jug, të vendit ndodhet Riviera Shqiptare, ku udhëtarët e huaj mund të gjejnë disa nga plazhet më të bukura të vendit ndërsa bregdeti i Adriatikut, me ujërat e tij të cekëta, është ideal për familjet me fëmijë.
Shqipëria krenohet me një shumëllojshmëri plazhesh që plotësojnë të gjitha shijet e udhëtarëve. Nga ato me rërë dhe familjare, tek ato më të izoluara dhe të egra, turistët do të jenë vërtet të llastuar pasi do të kenë shumë mundësi për të zgjedhur thuhet në artikull.
Ndër plazhet më të bukura janë Velipoja, Shën Gjini, Durrësi, Golemi, Spilleja, Divjaka dhe Vlora.
Rekomandon të vizitohen plazhet e Porto Palermos, Borshit dhe Punecit. Së fundi, plazhet e Sarandës dhe Ksamilit, me rërën e bardhë dhe ujërat bruz, përfaqësojnë fazën e fundit të një udhëtimi të paharrueshëm përgjatë brigjeve shqiptare.
Klan News