Brian Priske nuk është më trajner i Feyenoord. Klubi holandez, njoftoi këtë të Hënë largimin e teknikut danez, me marrëveshje të dyanshme.
Vendimi vjen vetëm dy ditë para ndeshjes Feyenoord-Milan, në “play off” të Champions League.
Skuadra fitoi 3-0 në fundjavë në kampionat, ndaj Sparta Rotterdam, por ky rezultat nuk ka ndryshuar mendimin e drejtuesve, për të larguar trajnerin.
Vendimi vjen për shkak të ecurisë aspak pozitive në kampionat, aty ku Feyenoord renditet në vendin e pestë, me 12 pikë larg Ajax-it kryesues.
Ndaj Milanit, skuadra holandeze do të drejtohet nga një trajner i përkohshëm, deri në një vendim të dytë. /tvklan.al