Saranda, qyteti jugor me bregdetin e mrekullueshëm. muajt e verës është shumëfishuar me qindra banorë të rinj, turistë nga i gjithë vendi. Ndodh që mes morisë së turistëve të ketë dhe keqbërës të shumtë dhe aq më keq përdhunues fëmijësh. Pikërisht rasti më i fundit në tentativë për të përdhunuar një vajzë të mitur në Sarandë, ka ndodhur para dy ditësh.

22-vjeçari Agron Murani nga Mati dhe banues në fshatin Metosh ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një vajzë 7 vjeçare. Shëmtia e aktit shtohet më tepër kur mësohet se vogëlushja 7-vjeçare ishte vogëlushja e agresorit seksual dhe pikërisht vajza e dajës.

Falë ndërhyrjes së personave të tjerë, maniaku seksual nuk ka mundur t’a çojë deri në fund krimin e shëmtuar. duke shpëtuar dhe vajzën e vogël. Nuk ka vonuar më vonë dhe policia e Sarandës që pas një aksioni të shpejtë prangosi 22- vjeçarin përdhunues./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj