Terapia gjenike vijon të rezultojë e suksesshme në kthimin e dëgjimit të tingujve tek fëmijë të lindur pa aftësine e kësaj shqise si pasojë e një mutacioni në genin Otof.
Autorët e studimit kanë injektuar kopje funksionale të genit në veshin e brendshëm nëpërmjet një ndërhyrjeje kirurgjikale në korrik 2023. 5 fëmijët që ju nënshtruan kësaj procedure kanë treguar ndryshim në aparatin e dëgjimit në të dy veshët, me përmirësime të dukshme në perceptimin e të folurit dhe në lokalizimin e tingullit.
Monitorimet vijojnë ende pasi fazat klinike nuk ka përfunduar ende, dhe sipas autorëve të studimit vijojnë të kenë përmirësime. Një ndër rreziqet e kësaj terapie ishte reagimi i një përgjigje imunitare të trupit, dhe për këtë do të vijojnë ende faza eksperimentuese me të tjerë fëmijë.
Megjithatë konsiderohet një hap mjaft i rëndësishëm në këtë fushë. Sot në botë janë rreth 26 mln persona që nuk dëgjojnë dhe e kanë të lindur.
Klan News