Serbia renditet e pesta në botë për sa i përket rritjes së të ardhurave nga turizmi, sipas Organizatës Botërore e Turizmit.
Sipas kësaj organizate, të ardhurat ndërkombëtare nga turizmi pësuan një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2024, duke arritur në 1.6 trilion Dollarë një rritje prej rreth tre për qind krahasuar me vitin 2023.
Vetëm në vitin 2024, të ardhurat financiare per Serbinë ishin afër tre miliardë Euro. Ndër vendet me rritjen më të lartë të të ardhurave, Serbia u rendit menjëherë pas liderëve si Kuvajti, El Salvadori dhe Arabia Saudite.
Të dhënat mbresëlënëse padyshim theksojnë Serbinë si një destinacion turistik gjithnjë e më i rëndësishëm për turistët anekënd globit.
Në vitin 2024, Evropa mbeti kontinenti më i vizituar me 747 milionë vizitorë. Në nivel global, 316 milionë udhëtarë zgjodhën Azinë dhe Paqësorin, 213 milionë Amerikën, 95 milionë Lindjen e Mesme dhe 74 milionë Afrikën.
Me 100 milionë vizitorë, Franca është pozicionuar si vendi më i vizituar në botë në vitin 2024.
Klan News