Andres Iniesta njoftoi tërheqjen nga futbolli në moshën 40-vjeçare, pas një karrierë shumë të pasur. Reagimet për ish-mesfushorin kanë qenë të shumta, nga bota e futbollit, për atë që ai ka dhënë në fushë.
Nuk mungon edhe reagimi i klubit Real Madrid, që për shumë vite Iniestën e kishte rival. Në postimin e klubit madrilen, thuhet se ai është një nga legjendat e futbollit botëror dhe do të jetë në mendjen e të gjithë tifozëve spanjollë, sidomos për golin në finalen e Botërorit të 2010, që i dha trofeun Spanjës.
“Duke pasur parasysh njoftimin e Andrés Iniesta për tërheqjen e tij nga futbolli si lojtar profesionist, klubi i Real Madrid, presidenti dhe Bordi i Drejtorëve të tij duan të tregojnë mirënjohjen, admirimin dhe dashurinë e tyre për një nga legjendat e mëdha të futbollit spanjoll dhe futbollit botëror.
Andrés Iniesta ka kontribuar në futboll dhe vlerat e tij për të rritur këtë sport, shkojnë përtej titujve të shumtë të fituar gjatë karrierës së tij. Goli i tij ikonë në finalen e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut në vitin 2010 do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e të gjithë tifozëve spanjollë. Real Madridi i uron atij dhe gjithë familjes së tij fat të mirë në këtë fazë të re të jetës së tij.”, shkruhet në postimin e Real Madrid.
Me postim të dedikuar ka dalë edhe Lionel Messi, që me Iniestën si bashkëlojtar, kishte kulmin e tij të karrierës te Barcelona.
“Ti je një nga bashkëlojtarët më simpatikë me të cilët kam pasur kënaqësinë të luaj. Të uroj gjithmonë më të mirat, je fenomenal”, ka shkruar Messi.
Kurrsesi nuk mund të mungonte edhe Barcelona. “Iniesta, futbolli juaj do të jetojë gjithmonë”, shkruan klubi katalanas.
Iniesta e bëri të ditur tërheqjen nëpërmjet një video në rrjetet sociale, ku u shfaq i përlotur.
/tvklan.al