Ditë shumë të nxehta presin klubin turk të Beshiktash. Nga njëra anë, është njoftimi për dorëheqjen e Presidentit Hasan Arat për arsye personale dhe nga ana tjetër çështja teknike.
Siç raportojnë mediat turke, menjëherë pas ndeshjes së Europa League, ku Besiktash humbi 3-1 me Maccabi Tel Aviv, drejtori sportiv Huseyin Yucel i ka komunikuar trajnerit Giovanni van Bronckhorst vendimin për shkarkimin e tij.
Gjërat janë të komplikuara edhe për futbollistët. Puna e parë që bëri presidenti sapo mori detyrën ishte të afronte tre futbollistë, ndër ta edhe Ernest Muçin e më pas edhe trajnerin.
Mungesa e tyre në klub mund të sjellë ndryshime, ndoshta jo që në merkaton e Janarit por në atë të verës pasi pritet që në muajin Maj të ketë zgjedhje për presidentin e ri të klubit.
Nga 12 javë kampionat këtë sezon, Muçi ka luajtur 9 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.
Tv Klan