Shqipëria do të nisë të shtunën garën në Botërorin e minifutbollit që po mbahet në Oman.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Irtan Sejko janë më të favorizuar nga shorti në dallim nga viti i kaluar ku Meksika është kundërshtari më i fortë, ndërsa të tjerët janë Australia, Peruja dhe Letonia. Më tej shkojnë 2 vendet e parë të secilit grup.
“Grupi është relativisht më i lehtë, pasi përballemi me ekipe që nuk kanë eksperiencën e atyre që kemi patur më pare”, shprehet trajneri.
Por te përfaqësueset e tjera janë afruar edhe ish-futbollistë profesionistë të nivelit të lartë.
“Ekipet janë shumë të organizuar, mjafton të përmend që Franca do të ketë Djibril Cisse, kuptohet se në çfarë niveli ka në këtë botëror”.
Shqipëria në botërorin e kaluar të zhvilluar në Gjermani kaloi me sukses fazën e grupeve dhe më pas u eliminua nga Ukraina, që shkoi deri në finale ku u mund nga Kazakistani.
Tv Klan