Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zbarkuar në ishullin e Santorinit që po përjeton aktivitetet sizmik prej disa ditësh.
Mitsotakis shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Civile dhe do të informohet në vend për aktivitetin sizmik në Detin Egje.
Kreu i qeverisë greke takoi fillimisht ekipin e zjarrfikësve të cilët po qëndrojnë në gatishmëri në rast të çdo situate.
Më pas, Mitsotakis do të shkojë në spitalin e ishullit si dhe do të takojë forcat e tjera të emergjencave.
Po kështu, do të ketë një takim edhe me ekspertët sizmiologë, të cilët po qëndrojnë në ishull prej disa ditësh duke ndjekur situatën me tërmetet.
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/mitsotakis-ne-santorini-3-1024x683.jpg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/mitsotakis-ne-santorini-2-1024x683.jpg)
![](https://tvklan.al/wp-content/uploads/2025/02/mitsotakis-ne-santorini-1-1024x683.jpg)
Ndërkohë, sot është regjistruar edhe tërmeti më i fortë deri në këtë orë, me magnitudë 4.8, që ra rreth orës 09:30 me kohën lokale.
Nga 26 Janari deri më 4 Shkurt janë regjistruar më shumë se 7700 tërmete në zonën mes dy ishujve Santorini dhe Amorgos. /tvklan.al