Nju Jorku dhe zonat përreth janë tronditur nga një tërmet i pazakontë këtë të premte që zgjati rreth 30 sekonda. Ai u regjistrua me magnitudë 4.8 dhe epiqendra ishte afër Nju Xhersit.
Shërbimi Gjeologjik amerikan tha se tërmeti mund të jetë ndierë nga më shumë se 42 milionë persona. Kjo magnitude cilësohet ndër më të fortat, të paktën dekadat e fundit. Nga raportimet e mediave amerikane nuk janë regjistruar dëme serioze në banesa, ndërsa lëkundjet shkaktuan panik tek qytetarët për shkak se fenomene të tilla janë pak të njohura në këto rajone.
Banorët i frikësohen pasgoditjeve që mund të ndodhin ndërsa ekspertet gjeologjik flasin për një riaktivizim të mundshëm të një thyerje të vjetër të pllakave tektonike. Sfidë për këto shtete mbetet inspektimi i banesave pas tërmetit për të parë nëse kanë rreziqe për jetesën normale.
Klan News