Menjëherë pas votimit në Kuvendin e Kosovës, i cili mundëson transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili e quan atë nderi dhe siguria e vendit.

Ushtria e Kosovës është nderi, siguria dhe mirëqenia e Republikës së Kosovës. Pas dy dekadash shumë të mundimshme, më në fund po e përmbyllim procesin e shtetndërtimit

”, tha Thaçi në një postim në rrjetet sociale.

Ai kujtoi se në ligji për transformimin e FSK-së u votua në Kuvendin e Kosovës, me shumicë absolute, përtej dallimeve politike.

Si shoqëri dhe shtet e kemi dëshmuar se jemi të guximshëm, të përgjegjshëm dhe dimë të qëndrojmë të bashkuar për t’i mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit tonë. Krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes është dhurata më e mirë për festat e sivjetme të fundvitit”

, tha Thaçi.

Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zgjodhi të postojë një foto me të atin, krah së cilës shkroi “Plak, u ba Ushtria!”

/tvklan.al