Misioni diplomatik i Shqipërisë në Bruksel ka hapur dyert për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e skuadrës shqiptare në zyrën e Brukselit.

Thirrja për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit është bërë nga kryenegociatorja si dhe është postuar nga kryeministri në rrjetet sociale.

Rama fton këdo që ka pasionin patriotik, ambicien profesionale dhe aftësinë për t’u bërë pjesë e Team Albania në kryeqytetin e Europës, e për të kontribuar atje në anëtarësimin e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Aplikoni, shkruan ai, dhe bëhuni pjesë e konkursit të pranimit.

Tv Klan