Është mbajtur në Romë edicioni i 10 i Konferencës Ndërkombëtare “Dialogu i Mesdheut 2024” ku u diskutua mbi rolin kyç të Ballkanit Perëndimor në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Mesdheut.

Pjese e konferencës ishte dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ndërsa Shqipëria u përfaqësua nga ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani.

Në fjalën e mbajtur, Hasani tha se gjatë dekadës së fundit, Ballkani Perëndimor ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve midis Europës dhe rajonit të Mesdheut. Ai theksoi  nevojën për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Tv Klan