Tirana sfidon Laçin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Superiore. Bardheblutë e kryeqytetit, duan të kthehen te fitorja, të cilën e kanë arritur vetëm në një rast këtë sezon.

Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative, te Tirana duhet të përballen edhe me një problem tjetër, siç është çështja e stadiumit.

Me “Selman Stërmasi”-n jashtë funksionit për ndeshje dhe “Air Albania” që është mbyllur, kryeqytetasit janë të detyruar për të “shtegtuar” edhe për ndeshjet si pritës.

Nëse derbi ndaj Dinamos u luajt në Vlorë, mësohet se takimi me Laçin, do të jetë në një stadium edhe më larg.

Është vendosur që sfida Tirana-Laçi, të luhet në stadiumin “Skënderbeu” në qytetin e Korçës. Stadiumi në qytetin juglindor ishte i vetmi i lirë, që mund të zgjidhej nga Tirana.

Ndeshje me Laçin, do të luhet të shtunën, duke nisur nga ora 17:00. /tvklan.al