Partizani triumfoi 2-0 ndaj Skënderbeut, duke ruajtur vendin e parë në renditje.

“Demat e kuq”, iu falën dopietës së Bintsouka, për të marrë një fitore shumë të rëndësishme.

Sulmuesi shënoi në minutat 15-të dhe 95-të, duke rezultuar vendimtar në Korçë. Në krahun tjetër, juglindorët iu afruan golit disa herë, por nuk shënuan dot.

Me këtë sukses, Partizani mban vendin e parë në renditje me 20 pikë të grumbulluara, ndërsa Skënderbeu renditet në vendin e tetë me 11 pikë.

Sfida e radhës për kryeqytetasit, do të jetë ndaj Teutës në shtëpi, ndërsa korçarët sfidojnë Vllazninë në transfertë. /tvklan.al