Brunilda Cami: “Jemi në dy prej qendrave të votimit që i përkasin njësisë bashkiake numër 9 në kryeqytet, përkatësisht 19/64 dhe 19/65. Ndërsa kanë mbetur edhe 30 minuta nga mbyllja e procesit të votimit, nga kryetarët e komisionit deklarohet se mbi 50% e qytetarëve kanë votuar në këto qendra.”

Komisionere: “Procesi ka ecur mjaft mirë do thosha, ka qenë një qetësi. Pjesëmarrja do thosha ka qenë e pa parashikueshme në krahasim me vitet e tjera. Sepse që në orët e para domethënë të mëngjesit ka qenë një numër shumë i madh rreth orës 10:00-10:30 dhe tani për momentin që ne flasim kanë kaluar 50%  të votuesve që kanë ardhur. Domethënë 51,52% janë votues deri në këto momente.”

Komisioner: “Duke marrë parasysh edhe votimet e radhëve tjera, këtë radhë ecuria është më e mirë. Deri tani ka shkuar rreth 650, i bie tek 50%.”

Brunilda Cami: “Këtu jemi në shkollën “Niket Dardani”, ku janë të vendosura 4 qendra votimi. Përkatësisht qendra 17/51, 17/54, 17/55 dhe 17/56 që i përkasin njësisë bashkiake numër 3. Siç shikohet këtu ka  një numër të madh votuesish edhe pse po afron ora për tu mbyllur qendrat e votimit. Ndërsa nga kryetarët e komisionit konfirmohet se pjesëmarrja në këto qendra ka qenë tejet e madhe. Deri më tani numërohet rreth 55% e votuesve të kësaj zone janë paraqitur në votime.”

Komisioner: “Votimi ka ecur shumë në rregull, ka qenë ritmik, ka pasur. Tani dy orë para votimit jemi rreth 55, 56% dhe ende ju shikoni ka fluks votuesish për të votuar.”

Brunilda Cami: “Po prisni për të votuar? Edhe një orë dhe përfundon procesi i votimit, pse keni zgjatur kaq shumë për ardhur?”

Qytetar: “E lamë, sa më vonë aq më mirë. E lamë vetë, ishim në punë.”

Brunilda Cami: “Po juve pse keni ardhur tani?”

Qytetare: “Se tani erdhëm nga puna dhe nuk mundëm të vinim dot më përpara.”/tvklan.al